Banesën tuaj nuk do ta quani me karantinë, nëse gjatë këtyre ditëve do të lexoni libra të cilat do t’i “thyejnë” katër muret e mërzitshme. Urdhri i ministrisë së shëndetësisë ditë më parë për te rihapur librarinë ka gëzuar këtë librashitëse.

“Jemi shumë të gëzuar që libraritë u hapën sërish. Është një mënyrë që njerëzit të ndajnë kohën edhe me librat”, thotë ajo.

Duke shfrytëzuar minutat e leje daljes disa qytetarë u janë drejtuar sot librarive
Të shumtë janë ata që shfrytëzojnë këtë kohë dramatike që po kalojnë, për të lexuar. Librat për ngritjen shpirtërore dhe ata historikë po kërkohen më shumë gjatë ditëve të vetëizolimit.

Në letërsinë botërore, libri ndoshta më i mirë i shkruar me temë epideminë është “Murtaja” i shkrimtarit dhe filozofit francez Albert Kamy.

Në javët e fundit, kur bota duket e pushtuar COVID 19, botuesit e Murtajës bënë me dije se në Amazon nuk ka mbetur asnjë kopje e librit ndërsa në shkurt shitja e tij ishte mbi 150% krahasuar me një vit më parë.

Kërcënimi global po i shtyn lexuesit drejt librave që janë shkruar për epidemitë apo pandemitë. Titujt më të kërkuar janë të autoreve Daniel Defo e Dekameron, Ëilliam Mc Nail dhe Suzan Sontag.

Edhe kancelaritë kane një boom shitjesh në Tirane. Artikujt më të kërkuar janë lapsat dhe bojërat me ngjyra, plastelina si dhe lojërat kreative siç janë puzzle.

Prindërit vijojnë të blejnë si më parë artikujt shkollorë edhe pse fëmijët mësojnë në kushtet e shtëpisë. Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë 109 aktivitete tregtare vijojnë normalisht punën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: