Në Programin e Drekës në News 24, u diskutua edhe për rihapjen e TikTok nën presidencën e Donald Trump në SHBA.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Jola Hysaj tha se me Donald Trump president të SHBA, rrjeti social do ketë më tepër liri. Ndërsa, këngëtari Stefi Prifti deklaroi se shikon tepër vendosmëri, në këtë rikthim të Trump.
Jola Hysaj: TikTok u mbyll për arsye politike, pasi Donald Trump kishte 89 milionë ndjekës. Me Trump, besoj se TikTok do ketë më tepër liri.
Ergys Mërtiri: Unë nuk merrem shumë se çfarë bën Trump në SHBA, më intereson çfarë bën Rama këtu.
Tomi Kallanxhiu: Besoj se do censurohemi më shumë në TikTok, pasi kompania bëhet totalisht amerikane.
Stefi Prifti: Në këtë rikthim, Trump ka ardhur tepër i vendosur. Çështja e TikTok në SHBA, për mua është thjesht një bisht, po merren vendime të tjera tepër më të rëndësishme.
(Balkanweb)