Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije  se janë 15 bashki që nga e hëna do jenë zonë e gjelbërt përfshi këtu Lushnjen, Kukësin, Lezhën apo Korçën.

Ajo thotë se në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat der në 21:00 kurse do të hapen gjithashtu në gjithë  vendin parukeritë, berberët, klinikat dentare apo qendrat tregtare.

 

”Nga dita e hënë data 11 Maj, sic e kemi lajmëruar, shtohen si zonat të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.

Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të cdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.
Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi i distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete biznesi, ku ashtu sic po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.”- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb