Një ditë pas kërkesës së Policisë së Shtetit për rihapjen e hetimeve të ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues, deputeti socialist Xhemal Qefalia pohon se për të rinisur hetimet duhet të ketë prova të reja.

Duke kujtuar se ka mjaft çështje të vjetra, të cilat janë zbardhur shumë më vonë, Qefalia thotë se gjithçka varet nga provat e reja që janë siguruar. Mes të tjerash ai tha se ende nuk është identifikuar kush kreu aktin kriminal.

 

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, lakonike në përgjigje, tregon vetëm si procedohet nga organet ligjzbatuese. Plot një dekadë pas vrasjes së 4 protestuesve në Bulevard, Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë të rinisë hetimet për dosjen e “21 Janarit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: