Mjeku i Urgjencës së QSUT, Ilir Allkja i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për rastet e riinfektimeve me COVID-19.

Allkja thotë se ka ndeshur raste që riinfektohen edhe në më pas se 3 muaj nga shërimi, por që përgjithësisht e kalojnë lehtë.

Gjithsesi ai ka parë edhe një rast fataliteti të një invalidi rreth 30-40vjeç i cili pasi u infektua herën e dytë me COVID-19 humbi jetën.

”Një i sëmurë në ambulancë mund të rrijë dhe disa ditë. Bombulat ndërrohen, ka sobë ngrohje. Nuk është kjo domethënë zgjidhja apo përgjigjia, pasi në këtë rast ne rrimë në oborr me disa të sëmurë në bord, janë disa të tjerë që vijnë. Në ekipin tim ska seleksionim, ka radhë. Ambulanca 1,2,3,4. Dhe sipas radhës. Të gjithë rëndë vijnë aty.

Si mjekë kemi bërë maksimumin. Me aq mundësi sa kemi aty. E vërtetë ajo që thoni ju, në ambulancë nuk merr maksimumin e trajtimit. Pacienti mund të ketë 60 litra në minutë oksigjen, në ambulancë i jepet 20 e shumta.
Personalisht s’më ka ndodhur, por s’mund të deklaroj për ekipe të tjera.

Politikbërësit e sistemit shëndetësor s’duhet të merren me propagandë. Mos tregojnë përrallën e Andersenit. Duhet që sistemi mos kolapsohet, mijëra shtëpi janë shndërruar në minispitale. Po trajohen me makina, bombula oksigjeni të pakolauduara, me oksigjen industrial, jo mjekësor.

Dy janë aktorët, sistemi shëndetësor, dhe popullata që e konsumon. Ne që jemi duhet medoemos, por s’është përgjegjësi e mjekëve rritja e kapaciteteve spitalore, pajisja, trajnimi. Këto i bëjnë ata që merren me politikbërjen.

Nuk kemi realisht shtretër dedikuar për të sëmurët me COVID-19. Ne jemi vendi në shtretërit e terapsisë intensive nuk e dimë sa i kemi. Kjo nuk është bërë transparente, sepse kjo ngjall besim. Një mjek,infermier ka familjarë. Një mjek që punon në këto spitale flet me familjarët e tij. Njerëzit marrin frikë.

Ne të sistemit, ku duhet të na paraprijë, Ministria e Shëndetësisë duhet të ngjallë besim. Stepja është teknike. Kur Rama del dhe thotë që kemi të njëjtat standarde si Gjermania e Franca, është blof i madh. Sepse nëse një qytetar ka një të afërm apo kushëri shesh që  shtëpia e tij e tëra është bërë .

Ne s’kemi standarde as baraz me shtetet ballkanike. Shumica besojnë atë që  prekin, jo atë që thuhet, jo propagandën. Këto është dëshira  që ne të kemi kaluar më të keqen, që nesër të bien rastet e infektimeve dhe fatalet. Në rastin e kësaj epidemie fundi do jetë aty ku do të imunizohet tufa, shumica e njerëzve. Sipas meje duhet të jemi mbi 40%.

Kam parë t’i kthehet COVID-19 pacientëve për 3 muaj. Thuhet që në momentin e një ri infektimit, shfaqet me më pak shenja, në miniatrë. Kam ndjekur edhe një rast fatal për herë të dytë. Ka qenë midis 30-40 ave. Ishte invalid. Ri infektimi përfundoi fatal për të. Dua t’ju bëj një thirrje atyre që e kanë kaluar COVID-19, duhet të ruhen.Kam ndeshur dhjetëra raste që e kanë kaluar fare lehtë herën e dytë. Por nuk dihet çfarë do të ndodhë. Më e mira të ruhemi.

Maska nuk solli impakt pozitiv. Kam parë njerëz që mbajnë maska çfarëdo, burim infektimi, të vjen ndot t’i kapësh me dorë, jo më t’i vendosësh. Maskën pasi del nga urbani duhet ta fusësh në çantë dhe më pas të përdorësh maskë tjetër, e jo të përdorësh maskë disa ditë.”- tha Allkja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb