Mjeku Arjan Mezini i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli edhe për rastet në botë kur pacientë që e kanë kaluar njëherë Covid 19 janë riinfektuar sërish nga ky virus.

Janë raportuar tre raste ne botë deri tani me sa di unë, në Hong Kong, Belgjikë dhe Holandë. Por të mos tremben njerëzit. Bëhet fjalë për njerëz asimptoamtikë në këto raste. Nuk duhet të keni fare frikë pasi janë raste të rralla këto dhe që po studiohen akoma. Edhe nëse ndodh, virusi kurrë nuk e ka atë forcën e parë, prandaj mos kini frikë”,- tha mjeku

Në lidhje me terapinë me plazmë, pra trajtimi i pacientëve me Covid 19 përmes gjakut të pacientëve të shëruar, Mezini tha se jo gjithmonë jep efekt.
“Terapia me plazmë nuk është mrekulli apo çelësi i artë. Nuk është trajtim i certifikuar dhe efikas se po të ishte ashtu s’do kishim këto numra vdekjesh. S’ka evidenca shkencore. Ka pasur edhe raste kur trajtimi me plazmë nuk ka dhënë efekt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: