Fotot e saj bënë xhiron e botës pas shfaqjes në shkallët e stadiumit Vellodrome në Marsejë në ndeshjen Francë-Shqipëri. Bëhet fjalë për ish-banoren e Big Brother Rike Roçi.

Tashmë Euro 2016 gjen “binjaken” e saj: as më pak se Larissa Riquel modelja paraguaiane e cila çmendi një popull të tërë në edicionin e fundit të Botërorit 2014.

“Rikja u kthye në tifozen sexy të Shqipërisë e cila me sharmin e saj, po bën që lojtarët e Kombëtares shqiptare të harrojnë dy humbjet në Euro 2016”, shkruajnë mediat italiane.

Ajo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e telekamerave edhe fotografëve duke e fokusuar në ekran. Sipas “SportMediaset” kjo vajzë ka ngjashmëri të plotë me modelen e famshme Larissa Riquelme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: