TIRANE- Ajo mund të konsiderohet si një prej femrave më seksi që ka marrë pjesë në “Big Brother”. Famën që mori gjatë qëndrimit në shtëpi, bukuroshja e gëzon akoma. Shpesh herë ajo bëhet pjesë e faqeve të shtypit rozë, ku shfaqet gjithnjë e më e bukur.

Edhe këtë herë biondja simpatike është fotografuar gjatë pushimeve që ajo po bën. E veshur me bikini, Rikja ka joshur me linjat perfekte që gëzon. Pa ndrojtje ajo ka pozuar para aparatit duke na sjellë edhe njëherë në vëmendjen të gjithë sensualitetin që gëzon. E natyrisht që një femre si puna e saj është shumë e vështirë t’ia ndash sytë. Kjo foto është shkëputur teksa ish-banorja e “Big Brother 5” ka qenë duke shijuar një ditë me diell në plazh. Kështu ajo ka paralajmëruar një verë të nxehtë për të gjithë ndjekësit që ka.

(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: