Deputeti i zgjedhur i PD, Ervin Salianji ka sulmuar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi pas rikonfirmimit të këtij të fundit në qeverinë ‘Rama 3’.

Salianji thotë se qeveria po ofron mbrojtje për Peleshin që ka rpej 2 vitesh dosjen në SPAK për pesticidin ‘Silixon Mix’ që shitej në Shqipëri si pleh kimik.

Në atë kohë Peleshi ishte ministër i Bujqësisë dhe Salianji thotë se ai është sot ministër ndërkohë që ka helmuar qytetarët me pesticide.

Për deputetin demokrat, ministri duhet të ishte i pandehur para drejtësisë.

 

STATUSI NGA ERVIN SALIANJI

Në qeverinë e ricikluar ofrohet dhe mbrojtje për Niko Peleshin!

Prej 2 vitesh, ndaj tij qëndron një dosje në SPAK, për përdorim pesticidesh të rrezikshme. Një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ shitej në Shqipëri si pleh kimik, gjatë kohës kur Peleshi ishte Ministër i Bujqësisë.

‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.

Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.

Si mundet të bëhesh Ministër, kur ke helmuar qytetarët me pesticide si Silicon Mix?

Peleshi sot duhet të ishte i pandehur dhe me mbrojtës para gjykatës  por mbrohet dhe  promovohet si Ministër i Mbrojtjes.

Niko Peleshi  duhet të dalë sa më parë para drejtësisë për helmim të produkteve ushqimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb