Bashkia e Dimalit, dikur Ura Vajgurore ka rikonstruktuar 10 sheshet kryesore të qytetit. Në inaugurimin e tyre ka marrë pjesë edhe vetë ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili foli po ashtu për kthimin e kësaj bashkie në një destinacion të ri turistik.

Cila do te jete procedura e radhës për ndërrimin e emrit të bashkisë Dimal?

Klosi: Procedura ka shumë pak rëndësi krahasuar me përkrahjen që kemi marrë nga qytetarët e Dimalit, tashmë. Janë bërë dëgjesat publike në gjithë komunitetin dhe më vjen mirë të ndaj me ju informacionin se të gjithë banorët e 4 njësive të ish bashkisë Ura Vajgurore tashmë Bashkia Dimal kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë një emër që në fakt, vjen nga lashtësia por që dëshmon frymën e re që ka marrë e gjithë bashkia në 4 njësitë e saj për të promovuar një ndjesi të re pozitive për t’i ofruar gjithë qarkut të Beratit një Urë të re tashmë me emrin Dimal. Ura hyrëse e një qarku turistik që e ka realisht shumë të nevojshme që këtu në Bashkinë e Dimalit të ketë një ndalesë të tij për të ofruar agroturizëm, për të ofruar mikpritjen e këtyre njerëzve, për të ofruar shumë jetën kulturore pra për të qenë një destinacion turistik për bashkinë e Beratit. Besoj që në kuadër të strategjisë për të ofruar një qark bashkia e Dimalit të jetë një destinacion i ri për pushuesit dhe për ata që duan të vizitojnë historinë e vjetër të këtij qarku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: