Çdo operacion që ndryshon, apo edhe gjymton imazhin e gjoksit femëror, ka pasoja të rënda jo vetëm fizikisht, por edhe në gjendjen mendore të pacientit. Në fund të fundit, siç ka thënë në një intervistë për Marie Claire psikologe-psikoterapistja Katerina Maggana: “Gjoksi simbolizon gjithë historinë e seksit femëror, si nënë, e dashur, vajzë në rritje – simbolikat janë të shumta. Gjymtimi i tij është mizor si mendërisht ashtu edhe praktikisht”.

Megjithatë, ekziston një operacion për rindërtimin e gjoksit që mund t’i rikthejë formën e tij dhe t’i kthejë një gruaje vetëbesimin. Gazetarja Tania Markoutsa tregon momentet e përjetuara nga një situate e ngjashme.

“Më lejoni të sqaroj se ky post nuk është një detyrim por një nevojë personale. Duhet të ndaj frikën që ndjej për disa njerëz.

“Para disa ditësh i dhashë fund aventurës që nisi një vit e gjysmë më parë. “Pavarësisht se çfarë kisha lexuar, pavarësisht se çfarë më kishin thënë, rindërtimi i gjoksit është një operacion që e tejkaloi imagjinatën time. Pavarësisht qepjeve ende të freskëta, ndihem sikur më është dhënë një shans i dytë, mundësia e dytë për të jetuar një jetë të pasur. Sepse është një pasuri të kesh kaq shumë njerëz rreth teje që të duan dhe t’i duash dhe të kuptosh thellë brenda vetes se çdo buzëqeshje, çdo lot, çdo moment i jetës tënde është i paçmuar. Tani unë e di mirë këtë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: