TIRANE– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkon nga qytetarët më shumë qytetari per Piramiden ne qender te kryeqytetit, pasi do të përkthehet në më pak kosto për ta, si dhe paralajmëron se me vendimet e reja kostot do t’i kalojnë abuzuesit.

Veliaj me sloganin sensibilizues për kontribut për të bërë Tiranën një qytet për qytetarët e kryeqytetit, ka rikonstruktuar disa çerdhe dhe tanimë edhe Piramidën.

“Bashkia jonë ka kosto nga çdo aksion rehabilitimi. Vendime të reja që kostot t’i kalojnë abuzuesit, jo të gjithëve. Ndihmoni ta ruajmë qytetin!”, shkruan Veliaj ne rrjetin Facebook.

Kryebashkiaku Veliaj sjell imazhet e Piramidës në qendër të Tiranës që po rikonstruktohet, por që përgjatë katër viteve të shkuara pllakat e mermerit janë shkaterruar e thyer, madje dhe marrë nga vendi dhe thekson se ky rikonstruksion ka kosto.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: