VLORE- Asnjëherë në Portin e Vlorës nuk ka qenë e mundur ankorimi i krocerave dhe anijeve tepër të mëdha, për shkak të kushteve të papërshtatshme teknike. Por pas rikontruksionit që po pëson ky i fundit, në vitin e ardhshëm kjo gjë do të bëhet e mundur.

Sipas drejtorit të Portit të Vlorës, Edmond Leka, pritet që vitin që vjen ky port të pësojë një sërë ndryshimesh, duke nisur nga numri i kalatave për ankorim, dhe deri thellimi i hyrjes, çka do të bëj të mundur ankorimin e krocerave.

Kjo gjë do të sjellë shumë avantazhe, që nga rritja e numrin të trageteve dhe deri te ankorimi i varkave të vogla.

Sipas Lekës, faza e parë e cila ka një vlerë rreth 15 milionë euro, do të përfundojë brenda vitit 2016.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb