Më shumë se 60 familje në vështirësi ekonomike në Librazhd do të kenë mundësi ta kalojnë Vitin e Ri në kushte normale pas zbatimit të projektit për rikonstruksionion e banesave të tyre.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan ecurinë e punimeve, të cilat po kryhenvme ritme të shpejta.

“Objekti ku jemi daton prej 60 vitesh kur u krijua qyteti dhe këto vite kishin bërë punën e tyre. Bashkëpunimi shumë i mirë mes bashkisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës kanë bërë të mundur që të krijojmë këtë program rehabilitimi të ndërtesave të vjetra të cilat u përkasin familjeve në nevojë, familje me shumë fëmijë, familje me kryefamiljare grua etj.

Këtë vit kanë përfituar më shumë se 60 familje ndërkohë që janë 100 aplikime të tjera me të cilat ne do të vijojmë. Do të vazhdojmë të kujdesemi për familjet në nevojë dhe ky është shembulli më kuptimplotë i një qeverie që kujdeset për ata që kanë më shumë nevojë”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Gurra në fjalën e tij tha se projekti do të vazhdojë dhe përfshin edhe familjet në vështirësi ekonomike që jetojnë në fshat.

”Është viti i katërt që Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, ndërmerr këtë program, i cili ka si synim përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve me vështirësi ekonomike.
Këtë vit janë rreth 66 familje që përfitojnë në mënyrë direkte nga ky program. Përveç banesave private, pjesë e këtij projekti janë dhe disa pallate shumë të amortizuara. Po ashtu kanë përfituar nga ky investim dhe disa familje të tjera të cilat banojnë në fshat”, deklaroi Gurra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb