ELBASAN

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla u ndal sot në qytetin e Gramshit për të inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin e qendrës multifunksionare për të rinjtë.

Numri dy i PS Balla tha se kjo qendër e lënë dikur në harresë, do të shndërrohet në një pallat sporti me të gjitha standardet e nevojshme të zhvillimit të sporteve të lojërave me dorë.

“Pallati i sportit të Gramshit falë investimit të përbashkët të qeverisë shqiptare dhe italiane do të jetë një pallat sporti me të gjitha standardet e nevojshme të zhvillimit të sporteve të lojërave me dorë. Jam krenar që i kemi qëndruar angazhimit që i kemi thënë popullit të Gramshit rreth 1 vit më parë. Aktualisht ky pallat sporti është në rikonstruksion total me të gjitha standardet.

Shumë shpejt falë bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit garantojmë që sportdashësit e Gramshit do të kenë një akses në një kompleks sportiv më të plotë edhe sa i përket fushës së futbollit”, deklaroi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb