ELBASAN

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla me praninë e kryeministrit, Edi Rama inspektuan punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës “Iljaz Kosova” në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se investimi që po kryhet në këtë rrugë është një tjetër premtim i mbajtur për banorët e kësaj zone.

Sipas Ballës investimet do të vijojnë dhe më tej me të gjitha rrugët dhe rrugicat lidhëse, për ta transformuar tërësisht gjithë Fushëmbretin.

Postimi i plotë:

Rikonstruksioni i Rrugës “Iljaz Kosova” në Elbasan ishte një fjalë e dhënë dhe e mbajtur, sikurse do të vazhdojmë me të gjitha rrugët dhe rrugicat lidhëse, për ta transformuar tërësisht gjithë Fushëmbretin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb