800 banorë të fshatit Qyrkan, Njësia Administrative Klos në Cerrik, do të kenë një rrugë të asfaltuar konform standardeve.

Bashkia e Cerrikut është duke investuar në infrastrukturën e fshatrave e sidomos në ato zona ku bujqësia është e zhvilluar dhe fermerët kanë nevojë për të nxjerrë produktet e tyre në treg.

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla, dhe deputetin Luan Duzha inspektuan ecurinë e punimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Balla në fjalën e tij theksoi se tashmë produktet do të dalin më shpejt në treg duke u lehtësuar punën fermerëve.

‘Këtu në Cerrik PS, e cila ka pushtetin vendor prej 18 muajsh, ka bërë diferencën, me 8 vite qeverisje PD e LSI.

Ne do të vazhdojmë ta transformojmë Cerrikun në çdo lagje, në çdo fshat sepse është një zonë shumë punëtore dhe unë jam shumë krenar që i gjithë prodhimi shkon për eksport. Por prodhimi juaj nuk do shkonte për eksport nëse nuk do të ishte bërë rruga sepse ti do ta transportoje në krahë’, u shpreh numri dy i PS.

Më tej, Balla shtoi se njerëzit e mençur të kësaj zone dinë të bëjnë dallimin mes aty që punojnë dhe atyre që flenë:

‘Ju dini ta bëni dallimin në 25 Prill. Votoni punën, jo gjumin.’

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb