Nëpërmjet rrjetit të saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi bën me dije se është drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Kol Martini” në njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe.

Ajo nënvizon se kjo shkollë do të jetë gati këtë shtator dhe do të mirëpresë nxënësit e saj me kushte plotësisht të reja dhe moderne.

Ndërkohë, rikonstruksioni i shkollës “Kol Martini” është mundësuar falë financimit të Programit Italo–Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA).

Postimi i plotë i ministres:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb