Kandidati i Partisë së Lirisë për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka ndarë disa foto në Facebook nga një festë e organizuar në këtë qytet për fundvitin.

Maliqi shkruan se “e mbyllim me këngë e valle, ashtu siç do jetë jeta e qytetarëve të Bashkisë Kuçovë dhe gjithë Shqipërisë pas 14 Majit 2023”.

Mesazhi i plotë:

LIVE nga Perondi-Kuçovë… takimi përmbyllës i vitit! E mbyllim me këngë e valle, ashtu siç do jetë jeta e qytetarëve të Bashkisë Kuçovë dhe gjithë Shqipërisë pas 14 Majit 2023. Ju uroj gëzuar dhe mbarësi në familjet tuaja! Rikthehemi fuqishëm në Janar për t’i rikthyer pushtetin Popullit më 14 Maj. Mirënjohje të gjithë bashkëqytetarëve të mi!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: