Pas 3 humbjeve radhazi, Boston Celtics është rikthyer te suksesi, duke fituar 115-93 ndaj Portland Trail Blazers, duke mbajtur të gjalla shpresat për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes.

Tatum me 30 pikë bëri diferencën në fushë për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Lillard për Portland. Celtics janë vetëm 1 fitore larg kreut që mbahet nga Bucks, me këta të fundit që kanë 2 ndeshje më pak.

Në Perëndim, pas katër fitoreve radhazi, humbet skuadra kryesuese e Denver Nuggets, që u mund në shtëpinë e tij 117-96 nga Chicago Bulls. Në këtë sfidë u dallua LaVine me 29 pikë, mbështetur edhe nga Vucevic me 25 pikë, që bënë diferencën në fitoren e miqve.

Zhgënjen edhe skuadra e Dallas Mavericks, që u mund 113-106 nga Neë Orleans, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Irving realizoi 27 pikë për Dallas, por që s’mjaftuan për fitore, ndërsa për vendasit e Pelicans u dallua McCollum me 32 pikë.

Ngjit shkallët në renditje në Perëndim ekipi i Phoenix Suns, që fitoi 132-101 ndaj Oklahoma City Thunder. Booker me 44 pikë bëri diferencën në fushë për Suns, që morën fitoren e katërt radhazi dhe ngjiten të katërtit, vetëm një hap larg vendit të tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb