Kim Jong-un është duke vuajtur nga probleme shëndetësore. Kështu pretendon televizioni shtetëror i Koresë së Jugut, e cila i referohet një burimi nga “vendi i mbyllur”.

Burimi e përforcon deklaratën e tij, duke thënë se lideri suprem ka humbur shumë peshë, e kësisoj, dyshohet se vuan nga një sëmundje në zemër.

Shqetësimet shëndetësore të Kim

Kjo nuk është hera e parë që aludohet mbi shëndetin e Kim Jong-un. Madje edhe një vit më parë, u spekulua se lideri suprem kishte ndërruar jetë, pasi prej muajsh nuk ishte shfaqur në publik.

Edhe asokohe u aludua, se Kim, kishte ndërruar jetë nga problemet në rrugët e zemrës.

Humbja në peshë

Në vitin 2016, Inteligjenca e Koresë së Jugut tha se Kim Jong-un peshonte 130 kilogramë. Ata thanë se që prej marrjes së postit në fund të vitit 2011 e deri në vitin 2016, pra katër vite, ai kishte shtuar 40 kilogramë.

Po ashtu, edhe në vitin 2020 u përfol që lideri suprem kishte shtuar 10 kilogramë më tepër.

Ndërsa tanimë, ai thuhet se ka humbur shumë kilogramë, nuk dihet specifikisht sa. Kjo shtyn mediat, por edhe qytetarët koreanë të mendojnë se lideri i tyre vuan nga një sëmundje e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb