SHKUP- Qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar para Prokurorisë Speciale në mbështetje të kësaj prokurorie dhe kundër vendimit për falje nga ana e presidentit Ivanov, i cili para disa ditësh ka falur 56 politikan, përcjell t.Sot.

Protestuesit para Prokurorisë Speciale brohorasin “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”. Siç është paralajmëruar protesta ka edhe në disa qytete të tjera, Shtip Strumicë etj. Protestuesit janë duke lëvizur në drejtim të Parlamentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: