Pas disa muajsh ndërprerje, studentët kanë rinisur protestat e tyre. Ka qenë organizata ‘Rezistenca Rinore për Revoltë studentore’ që ka bërë thirrje për tubimin, ndërsa në orën 11:00 studentët janë mbledhur tek Korpusi Universitar.

Bëhet fjalë për studentë të Fakultetit të Histori Filologjisë, të cilët sot kanë bojkotuar mësimit në të gjitha klasat dhe janë drejtuar për te Korpusi. Me thirrje kundër qeverisë, ata akuzojnë këtë të fundit se i mashtroi me paktin ku parashtrohej plotësimi i disa kërkesave të tyre.

Kujtojmë se 2019-ta u shoqërua me një sërë protestat nga studentët, të cilët bojkotuan mësimin, ndërsa kërkonin plotësimin e disa kushteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: