KAPSHTICË

Janë rikthyer radhët kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e “BalkanWeb”, Lorena Kodra”, se pala shqiptare po punon me 5 sportele, 4 në dalje dhe 1 në hyrje, ndërsa pala greke është duke punuar me 3 sportele.

Radhët e gjata janë krijuar për shkak të situatës së pandemisë dhe kushteve që do të vendosë Greqia nga data 16 gusht, ku do të rikthejë karantinën për udhëtarët. Gjithashtu, shkak për radhët kilometrike është bërë edhe fundjava, si dhe festa greke “Shën Mëria”.

Siç mëson gazetarja Kodra për “BalkanWeb”, në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj e shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb