Nga favorit absolut për të fituar titullin kampion, në vetëm 5 javë, Vllaznia zhbëri gjithçka të bukur kishin ndërtuar. Pavarësisht formës jo të mirë të shfaqur këtë periudhë, me vetëm një fitore, tre barazime dhe një humbje, nga nëntë pikë diferencë me vendin e dytë, tashmë shkodranët ndjejnë nga shumë pranë presionin e ndjekësve. Katër pikë nuk janë shumë për të bërë gjumin e qetë aq më tepër që i pret një kalendar ferri në tre javët e ardhshme. Pas Tiranës, Vllaznia duhet të bëjë llogaritë me Teutën në transfertë dhe më pas me Kukësin në “Elbasan Arena”. Këto tre sfida mund të përcaktojnë shumë për rrugëtimin e Vllazninë për pjesën e mbetur të sezonit, tre sfida që mund të thonë shumë edhe për çështjen titull.

Kalendari
Kalendari

Lajmi i mirë në këtë moment të vështirë është se trajneri Brdaric mund të mbështet tek grupi i plotë. Për sfidën kundër Tiranës, në dispozicion të teknikut gjerman do të jenë Eni Imami, Aleksandër Isaevski dhe Demir Imeri, të tre lojtarët kanë shlyer pezullimin për shkak kartonësh. Dilema e vetme mbetet ajo e Harald Markut. Mesfushori vijon të vuaj dëmtimin e pësuar kundër Laçit ndërsa nuk është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës. Gjendja e Markut do të monitorohet në ditët në vijim për të marrë një vendim final, pa dashur të rrezikojnë duke parë edhe kalendarin në javët pasuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb