NGA: Erjola Jata
Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike u jep një tjetër mundësi abonentëve debitorë, familjarë apo biznese duke rikthyer skemat lehtësuese. Pas skadimit të afatit në muajin qershor, nisur nga të dhënat e debitorëve, së fundmi, Këshilli Mbikëqyrës i hapi dritën jeshile OSHEE që të riaktivizojë skemat lehtësuese të pagesës me këste dhe të reduktimit të kamatës deri më 70%. Afat i cili skadoi në qershor të këtij vitit.

Pjesë e skemës është konsumatori familjarë i cili shpreh vullnetarisht të kryejë pagesën e detyrimit me këste fikse mujorë me vlerën 2800 lekë. Ndërsa për konsumatorët familjarë të kategorisë ndihma ekonomike, pensionistë kryefamiljarë detyrimi arrin në 1200 lekë në muaj. Sa i përket debitorëve kategoria biznes, reduktimi i kamatëvonesës arrin në 50 % mjafton që të paguhet detyrimi.

Operatori i shpërndarjes së energjisë thekson se bëhet fjalë për detyrimet e krijuara deri në fund të vitit 2016. Ndërsa ata që kanë krijuar detyrime edhe në 2017, duhet të paguajnë borxhin për këtë vit dhe më pas hyjnë në aktmarrëveshje me kompaninë. Sipas OSHEE qe prej muajit dhjetor 2014 janë lidhur me OSHEE 390 mijë aktmarrëveshje nga abonentëve familjar dhe biznese.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: