Forcat special izraelite kanë vrarë këtë të enjte, dy oficerë palestinezë.
Kjo gjë është konfirmuar nga autoritetet palestineze, shkruajnë mediat e huaja.
Burime nga Izraeli, bëjnë me dije se incidenti është shkaktuar nga identifikimi i gabuar, gjatë një operacioni për kërkimin e personave të armatosur.
Zyrtarët palestinezë nuk kanë komentuar ende për në Jenin. Sidoqoftë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha se përpos dy të vdekurve, një person tjetër është plagosur rëndë, shkruan Reuters.
Një burim izraelit tha: “Duket se njësia ndaj të cilës qëlluan me armë ishte e fshehtë. Forcat tona ia kthyen zjarrin, duke menduar se të shtënat nga burrat palestinezë të sigurisë ishin pjesë e përleshjes me terroristët e kërkuar”.
Kujtojmë që para pak javësh, Izraeli dhe palestinezët zhvilluan luftime që zgjatën 11 ditë. Gjatë luftimeve u vranë mbi 250 persona, shumica palestinezë në Gaza. Palët arritën armëpushim me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe pas presionit të madh ndërkombëtar për të vendosur paqe.
(BalkanWeb)