Grupimi “Tirona Fanatics” është kthyer sot në tribunat e stadiumit “Selman Stërmasi” por me sa duket nuk do të ndalin së kontestuari presidentin e bardhebluve, Refik Halili. Kjo u pa qartësisht që në minutat e para të ndeshjes kundër Ilirisë, ku mbështetësit e Tiranës shpalosën që në fillim një parullë të madhe kundër tij.

“Koha jote mbaroi” ishte parulla që ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në tribunën ku pozicionohen zakonisht “Tirona Fanatics”.

“Histori e deformuar, president i dështuar”, ishte mesazhi tjetër që i kushtohej presidentit të bardhebluve.

fanatics halili

“Mbi Tiron, për ne veç Zoti. Fali s’ngeli jetim, ai është i joti”, ishte një tjetër parullë që u shpalos në tribunë.

fanatics halili

Më pas është shpalosur një tjetër parullë thumbuese në adresë të presidentit të bardhebluve, duke u tallur me të. “Këngëtar-stonon, ndërtues-mashtron, president-dështon. Gjeje kush është?!”, shkruhej në parullën që i kushtohej Halilit./panoramasport

fanatics halili

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: