Kompania Ajrore e Izraelit ka njoftuar se do të rifillojë për të kryer fluturime të drejtpërdrejta të pasagjerëve nga Tel Aviv në Tiranë sot, 13 maj 2021 me fluturimin e parë direkt në 17:30 pasdite.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Shqipërisë në Izrael.

  • foto galeri

“Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion jashtë Tel Aviv, në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza pranë kryeqytetit Tiranë do të zgjasin rreth dy orë e gjysmë dhe do të kryejnë tre herë në javë nga 13 maj deri në tetor, duke hapur kështu sezonin turistik midis vendeve tona. Duke uruar për të gjithë pasagjerët një udhëtim të sigurt në Tiranë!”, shkruan Ambasada e Shqipërisë në Izrael në rrjetet sociale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb