Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” pasi parlamenti holandez votoi për kthim të vizave për shqiptarët.

Berisha shprehet se kthimi i vizave për shqiptarët është dhuratë e Edvin Krimit. Ai shtoi se Shqipëria bëhet vendi i parë në Europë dhe në botë, për të cilin një vend anëtar i BE voton për rivendosjen e vizave për zonën e Shengenit.

Statusi i Berishës:

Kjo është dhurata e Edvin Kristaq Krimit për shqiptarët!

Parlamenti i Mbretërisë së Holandës votoi sot me 2/3 e votave për kthim të vizave për shqiptarët.

Miq, Shqipëria bëhet vendi i parë në Europë dhe në botë, për të cilin një vend anëtar i BE voton për rivendosjen e vizave për zonën e Shengenit. Kjo është dhurata e Edvin Kristaq Drogës dhe narkoshtetit të tij që nxijnë çdo ditë emrin e Shqipërisë si eksportues i madh i krimit dhe drogës në Europë.

Ky vendim dëshmon se jo negociatat që nuk do hapen por po ecet drejt rikthimit të vizave për shqiptarët dhe është një apel për çdo qytetar të këtij vendi të marrim fatin në duart tona dhe të shporrim një minutë e më pare kalbësirën e narko-shtetit dhe kreun e tij Edvinin. sb

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb