Skuadra kampione e Golden State rikthehet te fitorja në NBA, duke mposhtur 121-108 Houston Rockets. Dyshja Curry-Thompson ishin protagonistë në fushë, teksa së bashku realizuan 59 pikë. Një fitore me shumë vlerë pas 3 humbjeve radhazi për Warriors, të cilët ngjiten në vendin e gjashtë, vendi i fundit që të çon në play-off të sigurtë.

Po në konferencën e Perëndimit, Zhgënjen Dallas Mavericks, që u mund 112-108 nga Memphis Grizzlies, ndeshje ku për vendasit diferencën e bëri Jackson me 28 pikë. Po kaq pikë realizoi edhe Irving, por nuk i shërbyen skuadrës mike. Kjo humbje zbret Dallas në vendin e shtatë, ndërsa Memphis mbron vendin e dytë.

Në Liondje, pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi 109-105 Philadelphian, duke prishur planet e kësaj të fundit për kreun e renditjes. LaVine me 26 pikë e DeRozan me 25 pikë ishin lider në fushë për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e 16 rebound të Joel Embiid për vendasit.

Pa tri humbje radhazi, New York u mund në shtëpi 140-134 nga Minesotta. Një ndeshje spektakolare, sfidë ku Price realizoi 35 pikë, ndërsa 57 pikët e Randle për nju-jorkezët mbetën për statistikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb