Adi Krasta rikthehet në ekran. Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv sapo ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin News 24.

E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”.

Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera.

Pritet që prezantuesi i njohur të ketë një bashkëpunim afatgjatë me televizionin më të madh informativ në vend. Dy projekte të tjera parashikohet të realizohen prej tij në muajt e parë të vitit 2019.

Kthimi i Krastës është një tregues se News24 do të konkurojë fuqishëm edhe televizionet gjeneraliste ne programacionin e orarit më të shikuar të ditës në televizion, ai që në gjuhën e përditshme njihet si “prime time” .

Moderatori në bashkëpunim me stafin e News24 ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e studios së emisionit dhe brenda pak javësh pritet të dalë në transmetim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb