Dy javë më parë Avril Lavigne, lajmëroi kthimin e saj në skenën muzikore, pas luftës së gjatë me sëmundjen e rëndë. Këngëtarja e njohur në vitet e fundit nuk ka qenë pjesë e skenës muzikore.

“Head above water” është një prej këngëve të albumit të saj. Teksti i këngës është shkruar nga vetë ajo së bashku me Travis Clarke dhe Stephan Moccio, procudentin e saj.

33-vjeçarja ka vuajtur nga sëmundja Lyme, e cila ka bërë që karriera e saj muzikore të ngecë. “Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të çojë në probleme të rënda mendore dhe fizike, nëse nuk trajtohet shumë herët, dhe një raport i ri pohon se mijëra raste në Britani të Madhe mund të jenë pa diagnozë.

Albumi, i cili ka dalë më 19 shtator është shkruar në periudhën më të tmerrshme të këngëtares. “Unë gati u dorëzova, kisha pranuar vdekjen dhe ndieja trupin tim tek ndalej. Më dukej sikur isha duke u mbytur. Sikur po zhytesha nën ujë dhe vetëm kisha nevojë të dilja sipër të merrja ajër”- ka thënë më herët këngëtarja e njohur.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb