TIRANE

Besa Kokëdhima është rikthyer në tregun muzikor shqiptar më fuqishëm se kurrë. Mungesa e saj në tregun muzikor shqiptar është ndjerë shumë dhe këtë e vertetojnë më së miri fansat e saj, të cilët kanë dëgjuar dhe votuar pafund prurjen më të re të këngëtares të titulluar “Amor”.

Por me sa duket këngëtarja nuk do të mjaftohet me kaq. Në një intervistë të dhënë për “Top Aëards” Besa është shprehur se është duke punuar edhe për një këngë tjetër, e cila do të publikohet në fillim të vitit 2019.
E ardhur mjaft energjike dhe në super formë, Besa ka zbuluar planet e saj më të reja, duke u shprehur se ka bërë disa ndryshime në jetën e saj.

“Kam bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën time, jam transferuar në Paris dhe kam nisur disa projekte atje. Ka qënë e nevojshme një kohë shkëputje e qetësie për të menaxhuar ndryshimet dhe angazhimet e reja”- ka thënë Besa Kokëdhima”- ka thënë këngëtarja

Këngëtarja gjithashtu ka zbuluar disa detaje lidhur me këngën e saj më të re “Amor” dhe këngën që do të publikohet në fillim të vitit 2019-të, në të cilën ka ardhur ndryshe.

“Kemi xhiruar klipin e projektit të ardhshëm dhe në fillim të vitit 2019 do të publikohet. Jam shumë entuziaste për këtë projekt, është i freskët, trendy por inovativ e me përmbajtje”- vazhdo më tej këngëtarja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb