Bayern Munich vijon punën për të qenë gati për pjesën e mbetur të sezonit, me disa prurje të reja, si Blind, Arijon Ibrahimovic, ndërsa pritet të zbarkojë edhe Sommer si zëvendësuesi i Neuer. Julian Nagelsmann në vigjilje të sfidës kundër Leipzig të premten, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Bundesligës, ishte i qartë kur theksoi se vëmendja kryesore e tij dhe e klubit është te sfida kundër PSG më 14 shkurt:

Nagelsmann
Nagelsmann

“Kemi organizuar sfidat e sezonit në mënyrë të tillë që të jemi të qetë në momentin kur të vijë Champions. Sigurisht në ndeshje të tilla forma në të cilën shkon është përcaktuese. Situata do të varet nga kushtet fizikë në ato momente. Kemi një avantazh të rëndësishëm në kampionat për të menduar lirshëm për sfidën kundër PSG. Të shohim se si do të shkoj në fund”, u shpreh Nagelsmann.

Bayern ndodhen në vendin e parë në Bundesligë, në kuotën e 34 pikë, 4 më shumë se Freiburg dhe plus 6 në raport me Leipzig e vendit të tretë, rivalin e tyre të radhës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb