Aktorja Scarlett Johansson dhe Sebastian Stan pritet të kenë rolet kryesore në pjesën më të re të filmit “Captain America”. Regjisorët Joe dhe Anthony Russo, kanë konfirmuar rikthimin e Black Widow dhe Winter Soldier për pjesën e tretë të filmit me titull “Captain America, Civil War”.

“Ne jemi të përgatitur për këtë film që prej pjesës së parë vitin e kaluar, dhe vazhdojmë të punojmë” ka thënë Anthony Russo.

“Ne jemi të lumtur për filmin e ri. Në të do të shkëlqejnë Chris Evans në rolin e Captain America, Scarlett Johansson, Winter Soldier, ndërsa ekipit do t’i bashkohet edhe Robert Downey Jr si Iron Man”- janë shprehur regjisorët.

“Captain America, Civil War” do të jepet premierë më 29 prill të vitit 2016.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: