Mauro Icardi-Inter mbetet një marrëdhënie e destinuar të përfundoj me divorc por deri në këtë pikë, kjo pritet të jetë një tratative e gjatë dhe e lodhshme për të dy palët. Beppe Marotta dhe Piero Ausilo e kanë vendosur ish kapitenin në majën e listës së largimeve, këtë vendim ia kanë bërë të qartë si Wanda Naras por dhe vetë lojtarit. Kjo është një lëvizje që sigurisht ka marrë bekimin e Contes, trajneri i ri nuk dëshiron të këtë probleme që pati Sapalletti sezonin e fundit.

Drejtuesit e klubit kërkojnë që kjo tratative, largimi i Icardit, të mbyllet përpara 8 korrikut, ditë në të cilën Inter nis grumbullimin. Icardi dhe menaxheria e tij e kanë bërë të qartë idenë e tyre, nuk dëshirojnë të largohen nga Milano, në këto kushtet duhet ende shumë punë për të gjetur një sistemim të përshtatshëm për të dy palët.

Jo vetëm çështja Icardi nuk po merr zgjidhje por as ajo për të transferuar Lukakun në Milano. Oferta e parë zyrtare e Interit. 10 milion euro për huazimin dhe 60 milion për të blerë përfundimisht kartonin nuk është pranuar nga drejtuesit e United, të cilët insistojnë: Lukaku largohet nga Mançester vetëm për 84 milion euro. “Djajtë e kuq” nuk preferojnë që në këtë tratative të përfshihen lojtarë të tjerë qoftë ky Persic, Nainggolan apo dhe vetë Icardi, kërkojnë vetëm para kesh.
(BalkanWeb)