Champions League rikthehet sot me sfida të tjera emocionuese. Luhet java e dytë në grupe dhe nuk mungojnë përballjet e zjarrta që mund të quhet edhe finale të parakohshme.

Sytë janë nga ‘Parc de Princes’ ku PSG  dhe Manchester City nuk është vetëm një ndeshje futbolli, por dhe miliardash.

Parizienët gabuan në sfidën e parë pasi u ndalën në transfertën e Brugge, por fitorja me City-n do i harronte të gjitha.

Nga ana tjetër Milan sfidon Atletico Madrid. Duket se kjo sfidë do të jetë më shumë taktike, port ë dyja skuadrat synojnë fitoren pasi beteja në grupin B është e vështirë.

Ndërkohë po në këtë grup Liverpool udhëton në Porto dhe ka shansin të bëjë shkëputjen nga ndjekësit në rast fitoreje.

Në sfidat e tjera Real Madrid sfidon surprizën Sheriff Tiraspol, Besiktas përballet me Ajax, Dortmund-Sporting, Leipzig-Brugge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb