Britani është përballur me 40 përqind rritje të infektimeve me Covid-19 javën e fundit. Kjo ka ngritur alarmin për një valë të re ndërsa Zyra britanike për Statistikat Kombëtare (ONS) vlerëson se 1.13 milionë njerëz janë infektuar, ekuivalente me një në 50 të popullsisë.

Kjo shënon edhe kërcënimin më të madh që nga dhjetori, kur Omicron u identifikuar për herë të parë në vend.

Rastet kanë shënuar rritje edhe në Uells dhe Irlandën e Veriut.

Të dhënat sugjerojnë se rikthimi i infektimeve po nxitet nga nënvariantet BA.4 dhe BA.5 të Omicron, të cilat mendohet të jenë edhe më infektive se varianti fillestar.

Shkencëtarët besojnë gjithashtu se festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës mund të kenë nxitur rritjen e numrit të personave të infektuar.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb