Ata ishin ndarë në nëntor të 2018 pas tre vitesh dashuri së bashku, por mes tyre duket se janë rikthyer sërish fluturat në stomak.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë më të dashuruar se asnjëherë teksa ecin krah për krah njëri-tjetrit në New York. Modelja ka marrë pjesë edhe në festën e ditëlindjes së këngëtarit së bashku me motrën e saj Bella Hadid, nënën Yolanda, vëllain Anwar me të fejuarën Dua Lipa.

‘Të gjithë janë të lumtur për ata të dy, Bella dhe Yolanda gjithmonë e kanë dashur Zayn dhe gjithmonë e kanë trajtuar si pjesë të familjes’, ka treguar për revistën E!News një burim pranë çiftit.

’Ai e ka kërkuar Gigin dhe ajo i ka dhënë një tjetër mundësi. Gjithmonë e ka dashur po ajo kishte nevojë për një pauzë’, ka thënë burimi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb