E keni menduar që dikush mund t’ju organizojë dasmën falas?

Për të disatin vit radhazi në TEG vijnë të organizuara ceremonitë martesore më të veçanta. Agjencia “Ami Event” dhe TEG risjellin aktivitetin që do t’i japë mundësinë çdo çifti për të celebruar dashurinë në ambientet e qendrës tregtare më të madhe në vend.

Ky aktivitet zë fill më 14 shkurt dhe do të vijojë dhe në datat 15 dhe 16 Shkurt. Ceremonitë martesore do të vijnë të organizuara në të gjitha detajet e tyre. Pranë Hyrjes së gjelbër në TEG, është ngritur një dekor special ku do të pozicionohet altari i celebrimit të çifteve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij aktiviteti. Çifteve do t’i mundësohen veshjet e dasmës, asistencë në make up, banketi, fotot profesionale, etj. Çiftet do të kenë mundësi që të zgjedhin vetë një personazh publik që t’i celebrojë. Do të jenë personazhet publik ata që do të pranojnë apo jo te celebrojnë çiftet që i kanë përzgjedhur, ose cilin çift do të celebrojnë në rastet qe janë nominuar disa herë nga aplikantët.

Organizimi i këtij viti do të ketë edhe risi. Njëri nga çiftet që do të celebrohet në TEG, do të ketë mundësinë që të fitojë një udhëtim mjalti, mundësuar nga Interspar. Për t’u bërë pjesë e kësaj gare, të gjitha çiftet, duhet të bëjnë sa më shumë blerje në Interspar në TEG, nga data 14 deri 29 Shkurt. Matësi për blerjet do të jetë karta Happy, e cila duhet të jetë patjetër e regjistruar nën emrin e njërit nga partnerët. Nëse nuk e dispononi kartën Happy, mund të pajiseni shumë shpejt pranë kasave të shërbimit në Interspar në TEG.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Që prej ditës kur janë çelur aplikimet, qindra çifte kanë vendosur të dhënat e tyre për tu bërë pjesë e këtij aktiviteti. Ndërkohë për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë, aplikimet janë ende të hapura deri në datën 13 shkurt, ndaj nxitoni. Mekanizmi është shumë i thjeshtë: vizitoni Teg.al, ku do të gjeni formën e aplikimit. Plotësoni fushat me të dhënat tuaja: Emri/mbiemri i secilit prej partnereve, e-mail, nr. telefoni, personazhi publik që dëshironi t’ju celebrojë martesën, emrat e dy shoqërueseve të nuses. Më pas stafi i Ami Event do të kontaktoje secilin aplikant për të koordinuar organizimin e ceremonisë.

Dasmat në TEG tanimë janë një traditë, në vazhdën e aktiviteteve autentike që qendra organizon përgjatë gjithë vitit. TEG është nën menaxhimin e Acrem, kompania më e madhe menaxhuese e qendrave tregtare në Shqipëri, pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe më inovativ i investimeve në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: