TIRANE – Kohët e fundit këngëtarja Elhaida Dani është shkëputur disi nga muzika dhe kanë munguar produktet muzikore prej saj. Por duket se këngëtarja shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri, me një bashkëpunim.

Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, shkëputur nga kënga e re. Kënga e Elhaidës, e cila do të dalë në muajin tetor do të jetë në bashkëpunim me Nathaniel, një këngëtar i ri i talentuar australian.

Elhaida sic e shihni dhe ne pjesën e shtëputur, këndon në gjuhën italiane dhe është e sigurt se kjo këngë do të rezultojë një bashkëpunim mjaft i suksesshëm.

“Yayyyyy !!!! Kjo tregon që tashmë bota është kaq e vogël … Nga Kanadaja ne Australi krijuam një këngë që e dua shumë dhe mezi pres t’jua tregoj ! Ja një paradhënie të këtij dueti me @itisnathaniel që do të jetë publik në tetor”- shkruan këngëtarja shqiptare.

View this post on Instagram

Yayyyyy !!!! Kjo tregon qe tashme bota eshte kaq e vogel … Nga Kanadaja ne Australi krijuam një kenge qe e dua shume dhe mezi pres t’jua tregoj ! Ja nje paradhenje te ktij dueti me @itisnathaniel qe do jet publik ne tetor. ——————————————————Questo dimostra che il mondo ormai è così piccolo … Dal Canada in Australia abbiamo creato questa canzone che amo tanto e non vedo l’ora di farvela ascoltare ! ——————————————————————————- This is the proof that the world now is so small… From Canada to Australia we’ve created this song that I love so much and can’t wait for everybody to listen to! Grazie mille @tonez_polimeni For making this happen And @itisnathaniel what can I say but ‘your voice is WOW!’ ? @cdf_records @1and2productions Here’s a preview ! #letitgo #lascerò

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on


(r.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb