Për pak kohë solli shumë emocion tek shqiptarët. Fitorja e saj në Voice of Italy, padyshim i bëri krenar të gjithë e më pas dalja në Eurovizion. Fitore të njëpasnjëshme por Elhaida Dani ka kohë që është duke i munguar skenës me projekte të reja.

Pas performancës së saj në Eurosong 2015, e cila u cilësua si ndër më të dështuarat e saj, Elhaida u largua nga skena duke mos sjell asnjë këngë të re.

Por, kësaj pauze si duket i erdhi fundi. Elhaida përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar se së shpejti diçka e re po vjen nga ajo duke publikuar edhe një fotografi.

Artistja nuk ka dhënë asnjë detaj nëse bëhet fjalë për ndonjë videoklip apo pamja është nga një fotosesion. Cila do që të jetë, rikthimi i Elhaidës është një lajm i mirë për fansat e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: