Rikthehet energjia në fshatin Kryezi të Fushë Arrëzit. Grupet e punës së OSSH kanë zëvendësuar sot transformatorin e djegur.

“Gjatë punës së grupeve të OSSH #Pukë, për zëvendësimin e transformatorit në kabinën që furnizon me energji elektrike disa familje në zonën e “Kodra e Gegës”, në fshatin Kryezi, Fushë Arrëz.

Pas 3 ditësh pune intensive, sot në mëngjes u vendos në punë transformatori i ri dhe është normalizuar furnizimi me energji i 60 abonentëve të prekur nga avaria.”- thuhet në postimin e OSHEE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: