Është rritur me katër herë më shumë numri i personave të infektuar me koronavirus vetëm në një ditë në Lombardi, 402 në 24 orë, krahasuar me 84 të të djeshmes. Në të gjithë Italinë janë regjistruar 518 raste me Covid-19.

Numri i viktimave është 85, ndërsa të shëruarit janë 1886.

Bilanci i përgjithshëm i pandemisë: 234.531 të prekur me koronavirus dhe 33.774 viktima.

Italia, një ndër vendet e para më të prekura të Europës dhe në botë pas Kinës, tashmë ka kaluar në vendin e shtatë për numrin e të infektuarve dhe në të katërtin për viktimat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: