Rikthehet paniku nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet njoftojnë se kanë ndërruar jetë 630 pacientë, duke e çuar në 50 453 numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu, i lartë mbetet edhe numri i të infektuarve, ku në 24 orë janë konfirmuar 22 930 raste pozitive.

Të shëruarit kanë arritur numrin 584 493, ndërsa në gjendje kritike janë më shumë se 3800 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb