Rikthehet frika në Mallakastër, një grua rezulton pozitive pasi takoi të afërmit e infektuar në Vlorë.

Në Mallakastër rikthehet përsëri paniku nga koronavirusi pasi një grua ka rezultuar pozitive me Covid 19.

Referuar burimeve pranë DSHP, gazetari Ervis Kuçi konfirmon për “BalkanWeb” se gruaja është infektuar me Covid 19 nga të afërm të saj në Vlorë, të cilët kanë rezultuar pozitivë më herët.

Gruaja ka thënë se ka qenë në Vlorë tek të afërm të saj, të cilët kanë rezultuar pozitivë. Kjo ka bërë që t’i merret tampon edhe gruas nga Mallakastra, ndërsa vijon puna për gjurmimin e rasteve të kontaktit të gruas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb