Berat Gjimshiti mungoi në ndeshjen kundër Polonisë për shkak të një dëmtimi që pësoi pak ditë përpara grumbullimit, ndërsa tashmë mbrojtësi është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për Atalantën që këtë fundjavë kundër Kremonezes në transfertë.

Mbrojtësi i Kombëtares mbeti jashtë si pasojë e një tërheqjeje të lehtë në kofshë, ndërsa tashmë ai do të jetë nën urdhrat e Gasperinit. Këtë sezon Gjimshiti ka luajtur 16 ndeshje, 14 në Serinë A dhe 2 në Kupë, kjo për shkak se ai pësoi një dëmtim në fillim të kampionatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb