Janë luajtur vetëm dy ndeshje së fundmi në NBA, por spektakli nuk ka munguar. Në Konferencën e Perëndimit rikthehet me fitore skuadra e Golden State, që triumfoi në shtëpi 102-86 ndaj Detroit Pistons, duke mbajtur vendin e dytë pas Phoenix Suns.

Thompson me 21 pikë dhe Wiggins me 19 bënë diferencën në parket për Warriors. Në këtë sfidë u rikthye Curry, i cili shënoi vetëm 1 pikë, por duhet thënë se ai luajti vetëm për 20 minuta. Me të në fushë, Golden State ka fituar 90% të ndeshjeve.

Fitoi jashtë fushe ekipi i Minnesotas, që mundi 112-110 New York në sekondat e fundit, një ndeshje me rivalitet. Për miqtë u dalluan Edwards me 21 pikë e Towns me 20, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Fournier për vendasit.

Fitorja e dytë radhazi për Minnesotan, që renditet në vendin e shtatë në Perëndim, ndërsa ishte humbja e dytë radhazi për Knicks, që kanë rënë në vendin e 11-të në Lindjes, edhe pse e nisën mirë sezonin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb