Ilary Blasi është sensuale kur pozon edhe me çizme të thjeshta. Tashmë ish-zonja Totti, në pritje të një marrëveshjeje jashtë gjykatës me ish-kapitenin e Romës, është rikthyer për të ndarë storiet në Instagram, ku tregoi blerjen e saj të fundit për më shumë se dy milionë ndjekësit e saj.

Nuk është është fjala thjesht për një palë çizme mbi gju në lëkurë të zezë, por rikthimi në rrjetet sociale, duke lënë pas një nga ndarjet më të bujshme në Itali, që ka mbërthyer miliona fansa.

Blerja e re e Blasit kushton 767 euro, por asnjë nuk është marrë me këtë detaj, fundja prezantuesja e njohur italiane mund t’i lejojë vetes edhe blerja më të shtrenjta. Shumica e ndjekësve të saj kanë dhënë zemra dhe kanë mirëpritur rikthi

min e saj në Instagram, pasi kohët e fundit kishte munguar, natyrisht, e ndikuar ndoshta edhe nga intervista e fundit e Tottit, që e akluzonte ish-gruan e tij që e kishte tradhëtuar e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb